‘Njëri e lidhi, tjetri e rrihte’/ Si e vranë babë e bir biznesmenin shqiptar në Greqi (Detaje)

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli nga pronari i hotelit, 53-vjeçari dhe djali i tij.

Viktima shkonte disa herë në hotelin e tyre, për të marrë këste të borxhit me vlerë gati 100 mijë euro. 53-vjeçari kishte në pronësi një hotel dhe një bar në plazh ku punonte djali i tij.

Viktima shkonte disa herë aty për të marrë këste të borxhit që biznesmeni i kishte.

“Ishin goditjet në kokë që rezultuan fatale, njëri e mbante të lidhur, tjetri e rrihte. Të dy ishin të përfshirë në vrasje. Autorët e kishin të pamundur ta neutralizonin atë, këtë e vërteton edhe raporti mjekoligjor. Goditjet në kokë ishin fatale”, tha avokati vokati i familjes, Minas Tserkis për iefimerida.gr.

Ditën e sotme familja e viktimës ka udhëtuar drejt Shqipërisë për lamtumirën e fundit biznesmenit në atdhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *