Shqipëria në BE? Varhelyi: Anëtarësimi është afër, në shtator nisim procesin e pranimeve!

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur se përves Shqipërisë edhe vetë Bashkimi Evropian ka detyra ndaj vendit tonë për integrimin në BE.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe diplomatin e lartë, Josep Borrell, Varhelyi tha se pret që të shohin rezultate në çdo fushë. Më tej ai deklaroi se kanë hartuar një plan prej 30 milionë eurosh për projektet në Ballkan, por që duhen rrugë, lidhje tregtar dhe hekurudha.

“Reformat kanë ecur me ritëm, kemi kërkuar përshpejtim të reformave. Ramë dakort që nëse gjithçka shkon mirë, ky vit do të jetë më i sukseshëm, të dyja palët përfitojnë nga ky progres, ne marrim një fqinj, një partner, një aleat që jo vetëm punon me ne, por edhe integrohet me ne. Qoftë në shoqëri, ekonomi apo vlerat tona. Ja pse është tërësisht e rëndësishëm që në këto takime të mos flasim vetëm për ato që duhen bërë, por edhe për ato që janë arritur. Reformat nën sundimin e ligjit vijojnë. Reforma në drejtësi po jep rezultate, siç e shohim. Urojmë që do të shohim rezultate, siç kemi parë deri tani dhe disa çështje që janë shfaqur në nivelin e lartë.

Gjithashtu, edhe bisedimet për anëtarësimin. Nuk është më vetëm Shqipëria që duhet të përmbushë detyrat e saj, sepse edhe ne kemi detyrime. Kryeministri e përmendi hendekun e madh të zhvillimit ekonomik, ndaj kemi hartuar një plan prej 30 mln eurosh. Duhet të përshpejtojmë realizimin e këtij plani. Do të jemi në gjendje të bindim dhe investitorët e huaj që të sjellin akoma më shuëm numra. Për këtë arsye kemi 1.8 miliardë euro grantesh për zbatimin e 40 projekteve kryesore. Na duhet të shkojmë përtej, na duhen lidhje tregtare”, tha Varhelyi.

Sakaq, Oliver Varhelyi njofton se në Shqipëri do të hapet Kolegji Evropian i Bruzhit me financim nga BE. Kjo sipas tij është një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë e cila përket në BE.

“Jam i inkurajuar nga përkushtimi dhe dedikimi i qeverisë shqiptare për të ecur përpara me agjendën e BE. E di që një mik duhet të mbërrij me diçka, jam i lumtur që kemi arritur të gjejmë financime për kampusin e kolegjit Europian.

Ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi është afër. Kjo është arsyeja pse jam shumë krenar të deklaroj se do të jemi  në gjendje të nisim procesin e pranimeve në shtator të vitit. Kemi nevojë për një ndërtesë, një vend të bukur ku kolegji mund të vendoset. Shpresoj që në gjysmën e dytë të të këtij viti do jemi zhvillime të mëdha në rrugëtimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *