Niset me helikopter drejt Traumës një prej të plagosurave në Korçë

Vetëm pak minuta më parë është nisur drejt Spitali të Traumës në Tiranë pasagjerja në mjetin tip Toyota, që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin me 4 të plagosur dje në Korçë.

17 vjeçarja me iniciale L,E ndodhet në gjendje të rëndë.

Sakaq, aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në kryqëzimin e fshatit Plasë rreth orës 19:45.

Bëhet me dije se nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë, për pasojë është dashur ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikësve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *