Nis vaksinimi i personave me dializë e sëmundje të tjera, Manastirliu: Sot kalojmë 270 mijë vaksinime

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ka nisur vaksinimi për personat që kryejnë dializë, që kanë kryer transplant dhe për ata me sëmundje kronike të riakutizuara. Manastirliu e ka dhënë lajmin nga Qendra Spitalore Universitare ku janë vaksinuar disa prej pacientëve. Ndër të tjera Manastirliu ka thënë se do të vaksinohen rreth 1 mijë e 200 dializantë, ndërkohë vaksinimi për ta do të bëhet në qendra ku e kryejnë këtë shërbim.

Sipas ministres së Shëndetësisë, ditën e sotme do të arrihet në 270 mijë vaksinime në të gjithë vendin.

“Po vijohet me vaksinimin masiv +60 vjeç. Jemi dedikuar grup moshave. Në varësi të planeve në njësit vendore të kujdesi shëndetësor. Me mbërritjen e vaksinave Pfizer kemi një vazhdimësi të mirë. Janë rreth 1200 dializantë që vaksinohen dhe po vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimi i tyre të bëhet në qendrat e dializës dhe vaksinimin e të transplantuarëve. Apo individëve me sëmundje kronike të riakutizuara. Nevojitet rekomandimi i mjekut. Sipas grup moshës dhe grupeve të rriskuara. Janë të vaksinuar mjekët po përfundojmë me arsimtarët. Për efektivët e policisë dhe po vijojmë me vaksinimin e dializantëve apo atyre që kanë sëmundje kronike. Sot arrijmë mbi 270 mijë. Kemi vaksinuar mbi 190 mijë të moshuar me dozën e parë. Duam që të arrijmë vaksinimin e të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm.” tha ndër të tjera Manastirliu.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *