Nis puna për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës, devijohet trafiku në Vorë

Kanë nisur sot punimet për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se po kryhen punime në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka një devijim të qarkullimit.

Sipas ARRSH-së po riparohen shtresat asfaltike dhe trafiku është devijuar në Vorë, por nuk ka probleme.

“Kanë filluar punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës. Në Vorë është bërë devijimi i trafikut pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve”, deklaron ARRSH.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *