Nikolla uron Fitër Bajramin: Cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njëri-tjetrin lutjet për solidaritet e bashkim

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Nëpërmjet një postimi, Nikolla shkruan se Shqipëria është një familje e madhe ku qytetarët pavarësisht besimeve të ndryshme ndajnë me njëri-tjetrin dëshirat për solidaritet dhe bashkim.

“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin. Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njëri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim. Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *