Nikolin Janina i kërkuar në Spanjë për trafik droge, në Shqipëri me kompani pllakash e hidrosanitare

Biznesmeni Nikolin Janina, 55 vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga drejtësia spanjolle në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Policia bën të ditur se ditën e sotme ka bërë finalizimin e operacionit të koduar policor “Madrid”, për prangosjen e të kërkuarit Nikolin Janina, I akuzuar për trafikim narkotikësh.

Arrestimi me qëllim ekstradimi është bërë pasi biznesmeni Nikolin Janina, rezulton të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje spanjolle dhe turq, të cilët trafikonin heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Evropës.

Në lidhje me këto akuza, autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Janinës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike.

Në Shqipëri biznesmeni mësohet se ka aktivitet në tregtimin e pllakave dhe materialeve hidrosanitare ndërsa grupit të tij policia dhe prokuroria Spanjolle, I kanë sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroine duke firmosur urdhër arrestin ndaj tij në 2016.

Një vit më vonë, në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *