Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Të shtëna me armë në një lokal, një i vdekur dhe 21 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në një lokal në qendër të Prishtinës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, 4 prej tyre janë lënduar me armë zjarri, ndërsa 17 të tjerë si pasojë e thyerjeve të gotave ose shisheve prej qelqi. Dyshohet se shumica prej të lënduarve janë femra.

Një ndër ta humbi jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, një 39-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve me armë zjarri të marra në zonën e barkut.

Ende nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes personave, që agravoi deri në përplasje fizike dhe shkrepje arme.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të plagosurit janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Mes tyre janë katër të dyshuar, si të përfshirë në këtë rast, ndërsa pritet identifikimi i personave të tjerë. Sipas burimeve një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera hetimore.

Në vendin e ngjarjes janë njësitë policore dhe njësia K-9, ku janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku, për zbardhje të plotë të këtij rasti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *