Ngjarja horror në Korçë/ Flet e ëma e gruas: Ka pasur të vjella shpesh, por menduam se e kishte nga ilaçet

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen horror në Korçë, ku nëna futi të porsalindurin në valixhe dhe më pas e fshehur në dollap

Lidhur më këtë ngjarje, nëna e 40-vjeccares, pohon se vajza e saj nuk pranonte të kryente vizita si dhe herë pas here ka pasur të vjella.

Por kjo e fundit vazhdon të mohojë faktin rreth aludimit se ka pasur dijeni rreth shtatzënisë.

“Ishte shëndoshur, por unë e pyeta ajo më tha se dhe ti je ashtu, I thashë se unë e kam nga pleqëria, po t’i çfarë ke? Nuk donte vizitë. E kemi çuar vetëm kur ka pasur ënjtje të këmbëve. Dhëndëri e ka pikasur që ka abortuar.

Ka qenë e shtrirë, dhe më tha se i dhembnin këmbët. Pati të vjella por ne menduam se e kishte nga ilaçet. Nuk kam pasur dijeni, sepse ndryshe nuk do kishte arritur puna deri këtu, do e kisha çuar në maternitet”, tha nëna.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *