Ngacmuan seksualisht të miturat/ Pranga 60-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

Një 60-vjeçar është vënë në pranga e një 42-vjeçar është në kërkim, pasi ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur. Uniformat blu bëjnë me dije se 60-vjeçari me inicialet A.M., ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ndërsa një 42-vjeçar me inicialet A.M, është në kërkim nga policia pasi në rrugën “Pandi Dardha” ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Informacion-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Gjithashtu një 42-vjeçar A.M, është në kërkim nga policia, pasi në rrugën “Pandi Dardha” ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

Informacion- Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *