Nga regjistrimi i tokave te punësimi i të rinjve në ferma, Bindja Demokratike prezanton programin në bujqësi për 25 prillin

Bujqësia është një nga pikat kryesore të programit elektoral të Bindjes Demokratike. Me anë të një videoje, ku protagoniste është Valbona Mezini, kryesuesja e listës për qarkun e Fierit, Bindja Demokratike vë theksin se realizimi i regjistrimit të tokave, por edhe orientimi i të rinjve drejt punësimit në ferma janë pika të planit të kësaj force politike, të cilat synon që t’i vë në zbatim pas 25 prillit.

“Bindja Demokratike do të inkurajojë dyfishimin e të ardhurave të prodhuesve të sektorit bujqësor duke siguruar akses të plotë të barabartë mbi tokat dhe inputeve të tjera bujqësore dhe njohurive financiare dhe tregjeve. Prioriteti ynë do të jetë realizimi i regjistrimit të tokave dhe certifikimi i saj duke kaluar kështu drejt prodhueve vendas konkurrues të suksesshëm në tregun europian. Do të sigurojmë gjithashtu punësimin e të rinjve drejt sektorit bujqësor. Të punësohen në fermat blegtoral dhe bujqësor. Bindja Demokratike do të kërkojë përgatitjen e paketave për garantimin e produktit të konsumit të vendit dhe krijimin e bursës së produkteve shqiptare”, janë këto disa nga pikat e programit të prezantuar nga Mezini.

Bindja Demokratike me koordinator Astrit Patozin, një ish- demokrat, do të marrë pjesë në zgjedhje në 12 qarqe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *