Nga e hëna, çdo i ri mbi 18 vjeç mund të përfitojë për të marrë dozën e parë të vaksinës

Nga e hëna nisin sërish ditët e hapura të vaksinimit në të gjithë vendin ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë apel për të përfituar.

Neglizhenca për tu vaksinuar është parë nga mjekët si një bindje e qytetarëve se coronavirus ka kaluar.

Çdo i ri mbi 18 vjeç nga e hëna mund të përfitojë për të marrë vaksinën kundër covid- 19 ndërkohë që kontigjenti i vaksinave është i mjaftueshëm.

Udhëtimet janë një tjetër shtysë për tu vaksinuar, por politikat e shteteve kanë zhgënjyer qytetarët ku pavarësisht nëse je vaksinuar kërkohet edhe tamponi.

/Marrë nga Top Chanel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *