Nënshkruhet protokolli Shqipëri- Kosovë për lëvizjen e lirë

Nga sot mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrive të Punëve të Brendshme lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.

Sipas tij kjo, marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *