Nëna e reperit të njohur ndërron jetë natën e Krishtlindjeve, postimi prekës i vëllait të tij

Nata e Krishtlindjeve nuk ka qenë një natë feste në familjen e reperit Viktor Palokaj, ose siç njihet nga të gjithë si Unikatil.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vëllai i artistit ka njoftuar se nëna e tyre ka ndërruar jetë natën e Krishtlindjeve, bashkëngjitur me një fotot të nënës së tij.

“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbut dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë.

Mburremi me ty nana jonë! Lamtumira e fundit i jepet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13:00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”– shkruan vëllai i Unikatilit.

Menjëherë miq dhe kolegë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në seksionin e komenteve, për ndarjen nga jeta të nënës së reperit. Artistë dhe personazhe të njohur si Don Phenom, Dj Pm, 2 Ton, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e reperit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *