Në pranga shqiptari i kërkuar për trafik kokaine në Kili(Emri)

Arrestohet në Kili Viktor Gjini i cili akuzohet për trafik kokaine drejt Europës. Shqiptari ishte ulur në një bar, kur policia i shkoi pranë dhe i vuri prangat.

Gjini, nuk është emër i panjohur për policinë në Amerikën Latine, pasi ai është arrestuar në vitin 2012 në Peru me 141 kg alkaloid kokaine. Bashkë me Gjinin janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë me origjinë kineze dhe peruane. Mësohet se Gjini ka qenë i pajisur me pasaportë holandeze.

Mediat e huaja shkruajnë se banda kriminale sillte drogën në portin e San Antonio përmes kontejnerëve dhe më pas ta dërgonte në Roterdam, në Holandë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *