Në prag të luftës me Rusinë, Gjermania ‘tallet keq’ me Ukrainën: Do tju dërgojmë 5000 helmeta

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschi e ka cilësuar një shaka ofertën e fundit të Gjermanisë e cila tha se do të dërgojë 5000 helmeta për Ukrainën.

Sipas kryebashkiakut të Kievit, në një situatë të tillë ku ndodhet vendi një deklaratë e tillë ishte e pavend.

Ai gjithashtu ka theksuar se është habitur që Gjermania nuk ka ofruar një ndihmë të konsiderueshme ushtarake.

“Sjellja e Gjermanisë më la pa fjalë. Ministria e Mbrojtjes duket se nuk e ka kuptuar se ne jemi përballur me forca ruse të pajisura në mënyrë perfekte dhe që mund të fillojnë një pushtim tjetër të Ukrainës… Çfarë lloj mbështetje do të dërgojë më pas Gjermania, jastëkët?, ka thënë më tej ai.

Kujtojmë se disa politikanë të SPD-së kanë thënë për media se sekretarja e mbrojtjes Christine Lambrecht ka vendosur t’i vijë në ndihmë Ukrainës me 5,000 helmeta.

Prej disa javësh Gjermania refuzoi të dërgojë ndihma në Ukrainë, madje autoritetet u shprehën kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Kremlinit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *