Në Kukës s’ka nis numërimi, PS kryson në këshillin bashkiak të Hasit

Në bashkinë e Kukësit ende nuk ka nisur numërimi për këshilltarët bashkiakë.

Partia Socialiste ka numër të barabartë me BF për mandatet në këshillin bashkiak të Tropojës. Deri më tani kur janë numëruar 23 nga 38 qendra votimi në total, PS numëron 4 mandate me 14.22% të votave, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 4 mandate apo 11.85% të votave. Edhe Bindja Demokratike e Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet kanë fituar nga 2 mandate.

Aleanca Demokratike, Lëvizja punëtore shqiptare, Partia Unitetit Kombëtar, LZHK, Partia Socialdemokrate, PAA, PR, Lëvizja e Legalitetit, Demokracia Sociale kanë siguruar nga 1 mandat.

Ndërkohë PD, nuk ka arritur ende të sigurojë një mandat në këshill.

Në Has kur janë numëruar 19 nga 28 qendra votimi në total, PS ka shumicën me 15.14% të votave duke siguruar 4 mandate, Bashkë Fitojmë ka 3 mandate me 12.09% të votave. PAA 2 mandate, PSD 2 mandate, LZHK 2 mandate, Partia e Gjelbër 2 mandate, PD 1 mandat, PR 1 mandat, PDIU 1 mandat, Aleanca Arbnore 1 mandat, Balli Kombëtar 1 mandat, Partia Konservatore 1 mandat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *