Në Elbasan përfundon numërimi për Këshillat Bashkiakë, fiton PS

Në Bashkinë e Elbasanit ka përfunduar numërimi për Këshillin Bashkiak. Edhe këtu, PS ka marrë shumicën, konkretisht 49.62% që përkthehet në 28 vende, 12 vende ose 22.59% i ka marrë Bashkë Fitojmë, 12.98% ose 7 vende për PD, 2.39 % ose 1 mandat për PSD, 2.28% ose 1 mandat për PDS, 1.87% ose 1 mandat për PDIU dhe 1.93% përkthyer në 1 mandat për Partinë e Gjelbër.

Në Cërrik deri më tani 12 mandate i merr PS e cila prin votat me 47.5% të viotave kur janë numëruar 17 kuti nga 58 gjithsej. Bashkë Fitojmë është në kuotat  e 10.68% përkthyer në 2 mandate, 11.42 % ose 2 mandate për PD. Partitë e tjera që marrin nga një mandat janë PAA, PDS, LZHK, PDIU dhe Partia e Gjelbër.

Në Librazhd janë numëruar 14 QV nga 55 në total. Deri më tani 12 mandate i merr PS me 43.3% të votave, 2 Bashkë Fitojmë, 2 PD, 1 PPA, 1 Partia Republikane Shqiptare, 1 PDS, 1 Aleanca Liberale e Djathtë dhe 1 Partia e Gjelbër.

Në Peqin janë  numëruar vetëm 4 QV nga 46. Bashkë Fitojmë ka 6 mandate, PS 7 mandate, 4 PD, 3 PSD, 1 PDIU. Por është ende herët për të pasur një ide të qartë.

Në Gramsh janë numëruar 6 QV nga 48. PS prin me 25% që përkthehen në 7 mandate, 3 mandate merr Bashkë Fitojmë, 2 PD dhe nga një PR, PSD dhe 1 Partia Lëvizje e Legalitetit

Në Belsh ende s’ka nisur numërimi.

Në Përrenjas janë  numëruar vetëm 6 QV nga 39. PS është e para me 26% të votave ose merr 7 mandate nga 21.  6 i merr PSD, 2 BF,  1 PR, 1 Partia Lëvizja e Legalitetit, 1 PDS, 1 PD dhe 2 Partia e Gjelbër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *