Në cilin shtet të Europës fliten më shumë gjuhë të huaja? Ja ku renditet Shqipëria

21 Shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, ditë që feston diversitetin kulturor dhe poliglotizmin.

Por, në cilat vende, njerëzit priren për të folur më shumë se një gjuhë?

Në përgjithësi, europianët janë mjaft të mirë me gjuhët e huaja. Rreth 65% e popullsisë së kontinentit, mund të flasë të paktën një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre amtare, në krahasim me 20% të të rriturve në SHBA.

Ka ndryshime të konsiderueshme midis rajoneve. Vendet nordike shkëlqejnë në dygjuhësi, ndërsa Europa Jugore e ka pak më të vështirë.

Nuk është çudi që vendet ku anglishtja është gjuhë amtare, nuk duket se janë të interesuara për të mësuar një gjuhë të huaj, me 50% të irlandezëve që flasin një gjuhë tjetër. Rezultati më i keq në Europë është ai i Britanisë së Madhe, 34%.

Në renditjen e bërë nga Euronews, Shqipëria renditet në vendin e katërt, me 40% të të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë, referuar të dhënave nga Eurostat për vitin 2016.

Të jesh i rrjedhshëm në disa gjuhë, është një aftësi shumë e vlerësuar në botën profesionale. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mësuar rreth kulturave të ndryshme, si dhe për të qenë në gjendje të komunikoni me njerëz nga e gjithë bota.

Ka dy mënyra kryesore se si njerëzit bëhen dygjuhësh: ose duke lindur në një familje ku fliten dy gjuhë, ose duke mësuar një gjuhë të dytë në shkollë, apo më vonë në jetë, për shembull kur udhëtojnë./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *