Ndryshimet në statutin e PD-së, Kryetari zgjidhet sipas parimit ‘një anëtar një votë’

Qëllimi kryesor i Kuvendit të thirrur sot nga Sali Berisha është ndryshimi i Statutit të PD për t’i hapur rrugë shkarkimit të Bashës.

Një ndryshim thelbësor i statutit ka të bëjë me nenin se çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të Statutit. Pra Berisha kërkon të zhbëjë vendimin e Bashës për ta përjashtuar.

Në dokument thuhet se pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese.  Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi kombëtar.

Ky komision, përshkruhet gjithashtu si përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e proceseve zgjedhore brenda PD-së. Krijimi i organeve të reja brenda të djathtëve, sipas nenit 65 të tij, fillon menjëherë dhe përfundon jo më vonë se tre muaj pas hyrjes në fuqi.

Pra, nëse ndryshimet statutore marrin fuqi, brenda marsit, demokratët mund të kenë një lidership të ri drejtues.

 

Kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Ndërsa, çdo akt i organeve të partisë i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të statutit.

Nga ndryshimet statutore, dy më të rëndësishmet, miratimi i Nenit ‘Basha’ që përcakton se kryetari shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale, dhe përfshirja e anëtarësisë në marrjen e vendimeve nëpërmjet referendumit.  Nesër pritet që nëse ka kuorum, të votohet një mocion mosbesimi për Bashën, pra për ta shkarkuar. Organizatorët pohuan se nëse miratohet shkarkimi, do te ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.

Në Kuvendin e thirrur nga Berisha, numri i delegatëve pjesëmarrës ka shkuar në mbi 4 mijë e 800. Pjesëmarrësit ndërkohë, kanë mbushur një faqe të tërë të stadiumit, me mijëra mbështetës të Berishës në dy tribuna kryesore.

Sipas procedurës, nëse ky kuorum e voton ndryshimin e statutit, atëherë vendimi merr efekt, pasi votohet nga mbi 50% e delegatëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *