Ndryshimet në Maturën e 2023/ Kushi: Teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe; hiqet fletëpërgjigjja

Në Maturën e vitit 2023, do të bëhet për herë të parë hartimi i testeve të vecanta për nxënësit me aftësi ndryshe. Këtë lajm e bëri me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi teksa bëri dhe analizën e Maturës të vitit që lamë pas.

Një tjetër ndryshim në Maturën e këtij viti do të jetë heqja e fletëpërgjigjes pas kërkesës së maturantëve dhe mësuesve se shkakton ngatërresa dhe konfuzion.

“90% e nxënësve me aftësi ndryshe mësojnë në shkolla normale. Vetëm 10% e nxënësve që janë në një shkallë vështirësie më të lartë mësojnë në shkollat speciale apo në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë. Këtë vit i kemi kërkuar QSHA dhe së shpejti do të hartojë teste të vecanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të vecantë. Po ashtu një kërkesë nga maturantët dhe mësuesit është heqja e fletëpërgjigjes se shkaktonte konfuzion edhe te maturantët por ndonjëherë edhe ngatërresa në korrigjime” – tha Kushi.

Ajo garantoi se cilësia e korrigjimit do të jetë me e lartë, me ndryshimet e reja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *