Ndreu i akuzuar për atentat/ Rama ‘tallet’: E morën Lezhën pa e hequr qafe Salvatorin

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në një takim falenderues në Lezhë. Nuk kaloi as pa përmendur, rasti i ditës së zgjedhjeve, i denoncimit të Salvador Kaçajt ndaj Pjerin Ndreut për një atentat. Kryeministri shprehet që as në ëndrrat e tij më kurajoze nuk mund ta kishte imagjinuar një histori të tillë. Ndër të tjera, shton se “bashkia u fitua edhe pa e hequr qafe Salvadorin”.

Pjerini i rreshtoi të gjitha me shumë pasion, la pa thënë se si ishte puna e atij atentatit që bëri së bashku me Ulsiun, Salvadorit. Çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këta të dy të tentonin të hiqnin qafe Salvadorin në autostradë, nuk e kisha parë as në ëndrrën më kurajoze.

Megjithatë atentati i tyre dështoi dhe bashkinë e fituan pa hequr qafe Salvadorin. Nuk rrija dot pa e thënë këtë, se kishim një hall të përbashkët me Ulsiun deri kur filloi fushata, se Ulsiut Salvadori i shkruante tre herë në ditë, kur do takohem me shefin.

Ulsiu më thoshte tre herë në javë, kujdes më thoshte se është mashtrues, unë i thosha kujdes mos të mashtron ty se unë nuk e takoj, si përfundim shkoi mashtroi atë plakun, i tha deshën më m’vra. Përtej shakasë, që në trastë nuk është gjysma e të vërtetës.”,tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *