Ndërtuan pa leje, arrestohen 2 persona, 3 të tjerë vihen nën hetim

Policia ka vënë ditën e sotme në pranga 2 persona ndërsa 3 të tjerë janë vënë nën hetim pasi në kundërshtim më ligjin ishin duke kryer ndërtime pa lejet përkatëse.

Në pranga mësohet të ketë rënë shtatasi F.B 62-vejç pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse në fshatin Myç të  Hasit.

Në pranga  gjithashtu përfundoi edhe shtetasi 61-vejçar me iniciale L.B. pasi u kap duke ndërtuar një objekt në vendin e quajtur “Gryka e Vanave”, parku natyror Koritnik-Korab, e cila zonë e mbrojtur dhe ndërtimi është në kundërshtim me ligjin.

Ndërkoh që filloi hetim i për 2 persona, një banor i fshatit Letaj me iniciale R.K., pasi ishte duke ndërtuar pa leje në tokën në pronësi të tij.  Po ashtu, një tjetër shtetas me iniciale T. A. nga Kukësi u vu nën hetim , pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”.

Gjithashtu një 50-vjeçar me iniciale G.B është vënë nën hetim pasi ka ndërhyrë në shtratin e një përroi në fshatin Margegaj.

Njoftimi i Policisë:

KUKËS-2 persona kanë rënë në pranga dhe 3 të tjerë janë vënë nën hetim pasi në kundërshtim më ligjin ishin duke kryer ndërtime pa lejet përkatëse.

Është arrestuar një 62-vejçar me iniciale F.B., nga fshati Myç i Hasit pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse në këtë fshat.

Në fshatin Bele, u arrestua një 61-vejçar me iniciale L.B., ishte duke ndërtuar një objekt në vendin e quajtur “Gryka e Vanave”, parku natyror Koritnik-Korab, e cila zonë e mbrojtur dhe ndërtimi është në kundërshtim me ligjin.

Nën hetim janë vënë 2 persona, një banor i fshatit Letaj me iniciale R.K., pasi ishte duke ndërtuar pa leje në tokën në pronësi të tij.  Po ashtu, një tjetër shtetas me iniciale T. A. nga Kukësi u vu nën hetim , pasi ishte duke ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”.

Ndërsa, një 50-vjeçar me iniciale G.B është vënë nën hetim pasi ka ndërhyrë në shtratin e një përroi në fshatin Margegaj dhe si pasojë e ndërhyrjes, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka dëmtuar një sipërfaqe toke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *