Ndërtim pa leje, në pranga 3 persona

Tre shtetas janë vënë në prangat e policisë pasi kanë kryer ndërtime pa leje. Personat me inicialet B. R., 36 vjeç, H. M., 50 vjeç dhe F. M., 49 vjeç, banues përkatësisht në Durrës, Kamëz dhe Tiranë, janë kapur duke kryer punime ndërtimi në lokalin e 36-vjeçarit, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që kryejnë punime ndërtimi në tejkalim apo në shkelje të akteve ligjore, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. R., 36 vjeç, H. M., 50 vjeç dhe F. M., 49 vjeç, banues respektivisht në Durrës, Kamëz dhe Tiranë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi në biznesin (lokal) e 36-vjeçarit, pa lejen e organeve kompetente.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *