Ndërron jetë aktori i famshëm italian, prtoagonisti i filmit “Kopshti i Finzi-Continis”

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori, skenaristi dhe regjisori Lino Capolicchio. Një humbje e madhe për kinemanë italiane. Ai njihej më së shumti për rolin e tij të famshëm si Xhorxhio në filmin ‘Kopshti i Finzi Continit’, bazuar në romanin e Giorgio Bassanit.
I lindur në Merano dhe i rritur në Torino, ai më pas u transferua në Romë, ku ndoqi Akademinë Kombëtare të Artit Dramatik Silvio D’Amico. Debutimi i tij në skenë me Giorgio Strehler shënoi hapat e parë drejt asaj që më pas do të bëhej një karrierë e suksesshme teatrale.

 

Ndër filmat më të famshëm në të cilët ai luajti janë “Think about the night at dinner”(1969), “Normal young man” (1969) dhe “House With laughing Windows” (1976). Por roli i tij më i famshëm mbetet Giorgio nga “Il giardino dei Finzi Contini”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *