VIDEO/ Erdhi për pushime nga Anglia me familjen, ndërron jetë 6-vjeçari që u përplas nga mjeti në Shëngjin

Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjin ka rezultuar fatal për 6-vjeçarin i cili u përplas nga një mjet teksa po kalonte rrugën me familarët e tij, ai u ka ikur familjarëve nga duart.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital por si duket nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacioneve 6 vjeçari ishte me origjinë nga Burreli por jetonte me familjen në Angli. Ata kishin ardhur për pushime verore në Shëngjin.

Menjëherë pas aksidentit, policia shoqëroi në polici shoferin i cili shkaktoi aksidentin.

Lexoni edhe:

https://www.priza.al/2021/08/18/u-iken-familjareve-nga-duart-teksa-po-kalonin-rrugen-mjeti-ne-shengjin-perplas-6-vjecarin/

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *