Ndau foto me kallashnikov, Prokuroria pushon hetimet për 13-vjeçarin

Ende pa mbushur 13 vjeç, fëmija me inicialet R.A u shfaq në rrjetet sociale duke pozuar me një kallashnikov.

Ai e kishte gjetur armën të fshehur në shkurre dhe menjëherë e ndau lajmin edhe me bashkëmoshatarët e tij. Vetëm njëri prej tyre e këshilloi ta flakte armën, e cila mbas një denoncimi operativ u bë shkak për hapjen e hetimeve për armëmbajtje pa leje.

Çështja bëhet me dije për në një nga dosjet e prokurorisë së Tiranës,  që i hetoi 4 fëmijët por edhe  njërin nga prindërit e tyre për akuzën e armë mbajtjes pa leje. në fashikull thuhet se kryefamiljari I.Z ka pranuar se armën e kishte sjellë fëmija dhe se në një moment edhe ai ishte tunduar për të shkrepur një selfie.

Prokuroria e cila ka urdhëruar kontrollin e zonës ku ishte flakur kallashnikovi,thotë se mosha e të miturve dhe gjendja jo e mirë teknike e armës e kanë  bindur se hetimet duhen pushuar

Statistikat tregojnë shqetësim për fëmijët që po përdorin rrjetet sociale për të kërcënuar dhe shantazhuar njëri tjetrin.

Si viktima të krimit në rrjetet sociale konsiderohen 190 vajza nën moshë që u kanosen nga bashkëmoshatarët e tyre dhe 120 djem , shumica e tyre në lidhje të mëparshme intime

Me gjithë drejtësinë miqësore për të mitur, shifrat janë alarmante. Kanë dalë përpara drejtësisë 810 të mitur për një vit , shumica për vjedhje , shpërndarje droge dhe konflikte fizike  me armë të ftohtë.

Por përpara gjykatës sipas prokurorisë kanë dalë vetëm 206 të mitur dhe për të tjerët është vendosur mosfillimi dhe pushimi i çështjes duke aplikuar gjyqësish format e reja si shmangia, këshillimi në familje, paralajmërimi me shkrim dhe ndërmjetësimi./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *