Ndarja nga jeta e Tina Turner/ Reagon Shtëpia e Bardhë

Ditën e djeshme ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare këngëtarja me famë botërore, Tina Turner, e njohur edhe si mbretëresha e “Rock’n Roll”.

Sipas mediave të huaja, mesazhe ngushëlluese për vdekjen e saj po vijnë nga mbarë bota dhe jo vetëm nga bota e artit dhe muzikës, por edhe nga bota e politikës.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre e përshkroi vdekjen e këngëtares si “lajm tepër të trishtuar”. Ajo tha se vdekja e Turner ishte një humbje e madhe për komunitetin që e donte atë dhe për industrinë e muzikës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *