Ndarja nga jeta e Silvio Berlusconit, presidenti Begaj mesazh ngushëllimi

Sot, në Selinë e Ambasadës Italianë në Tiranë, Presidenti Bajram Begaj ngushëlloi nëpërmjet një mesazhi qeverinë dhe popullin Italian për ndarjen nga jeta të ish Kryemnistrit Silvio Berlusconi.

Begaj shkruan se Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm e me shumë influencë, por edhe shqiptarët humbën një mik të mirë.

“Ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi më hidhëroi shumë. Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm e me shumë influencë, por edhe shqiptarët humbën një mik të mirë.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të afërmve të Kryeministrit Berlusconi, si dhe autoriteteve e popullit italian.

Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë Kryeministrin Berlusconi, me nderim e respekt, për gjithçka ai bëri ta.
U prehtë në paqe!”, thuhej në mesazhin e ngushëllimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *