Nata e ndërrimit të viteve/ 100 ekipe emergjence në terren

Nga Spitali Universitar i Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se të gjitha strukturat e shëndetësisë do të jenë në gatishmëri 24 orë në natën e ndërrimit të viteve dhe gjatë ditëve të para të vitit 2023.

“Kemi marrë masat për të qenë në gatishmëri jo vetëm përgjatë natës së ndërrimit të viteve por deri më datë 4 janar, me përforcimin e ekipeve mjekësore, në mënyrë që të përballojmë çdo emergjencë që mund të ketë. Gatishmëria do të jetë edhe për Njësinë e Heliopterëve por edhe për të gjitha strukturat tona të spitaleve kudo në vend” – tha Manastirliu.

Manastirliu falënderoi ekipet mjekësore që do të jenë në detyre në këto ditë festash. Spitalet Universitare dhe ato rajonale kanë marrë masat për sigurimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 24 orëshe, ndërsa Qendra Kombëtare e Urgjencës ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë dhe përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë mjekësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *