Napoli i pandalshëm, Roma “preja” e radhës, Spaleti nuk ndalet as nga Murinjo

Napoli i këtij sezoni duket se nuk njeh rivalë në kampionatin italian ku marshon i pandalshëm. Skuadra e Spaletit ka dhënë sot një provë force me një fitore bindëse ndaj Romës së Murinjos, pikërisht në fushën e kësaj të fundit.

Në një duel shumë të luftuar, por kur Napoli iu afrua disa herë rrjetës, diferencën e bëri goli i Viktor Osimhen në fundin e sfidës, për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme napolitanëve, të cilët kryesojnë të shkëputur.

Por mbi të gjitha ishte një mesazh i qartë i forcës së kësaj skuadre, e cila gjen thuajse gjithmonë një mënyrë për të zgjidhur ndeshjen falë elementëve që ka në dispozicion, siç bëri sulmuesi nigerian me golin e tij të jashtëzakonshëm që vulosi fitoren dhe kreun.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *