Naftë kontrabandë në vend/ Salianji: Kush ja mbyll gojën policisë?

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me naftën kontrabandë e kapur në Porto Romano.

Në një deklaratë për mediat, Salianji i ka drejtuar disa pyetje ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Doganave.

Sakaq Salianji theksoi se policia e shtetit është e pafuqishme për t’i luftuar oligarkët.

“A ka dijeni drejtoria e Doganave dhe ministria e Financave për naftën kontrabandë në Porto Romano?

Cila ka qenë kompania pritëse?

Cilat anije janë të licencuara?

Pse policia ka bërë ndërhyrje duke mos pritur që të shkojë në destinacion për të kapur porositësit?

Qeveria është e pafuqishme ndaj oligarkëve, kush ja mbyll gojën policisë për kontrabandën në vend. Do ndalojmë dy grandenat e këtij vendi, pasi qytetarët po goditen”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *