“Na presin ditë të vështira, interesat e Serbisë janë kërcënuar”, Vuçiç: Do të luftojmë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se Serbinë e presin ditë të vështira dhe shtoi se në ditët në vijim do ta informojë popullin e Serbisë për sfidat që e presin.

“Për momentin nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav”.

Ai tha se sfidat e ardhshme janë “më të vështirat deri më tani”.

“Në ditët në vijim do të informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin. Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë, Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *