Muzika përtej orarit të lejuar/ Rama paralajmëron: Largim pa kthim nga policia për këdo që…

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e Njësisë Policore Detare. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë paralajmëroi masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit. Për këtë Rama iu referua edhe lejimit të muzikës përtej afatit të përcaktuar.

“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore” – tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *