Mourinho pas humbjes: Në shtëpi shkojmë “të vdekur” për shkak të padrejtësive, gjyqtari…

Trajneri portugez Jose Mourinho kishte shumë kritika ndaj vendimeve të gjyqtarit të cilat sipas tij, kanë bërë që lojtarët e Romës të kthehen në shtëpi të rraskapitur pas finales ku Roma humbi në penallti përballë Sevillas.

“E vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar. Shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie. Por, ishte një lojë e madhe, një finale e madhe. Kishim shanset më të mira për të fituar. Pastaj penalltitë janë penallti, duhet t’i shënosh dhe ata kanë fituar”– ka thënë Mourinho.

Duke folur për numrin e kartonëve të verdhë të dhënë, Mourinho tha me ironi se gjyqtari iu duk spanjoll për shkak të ndëshkimeve të dhëna: “Kur duhej t’i jepte Lamelës të dytin, ai nuk ia dha. Dhe më pas shënoi një nga penalltitë. Është një padrejtësi”

Trajneri i Romës dha disa shembuj të asaj që ai i konsideroi vendime të këqija nga gjyqtari Anthony Taylor: “Ndikimi i gjyqtarëve në ndeshjet tona është diçka me të cilën jemi mësuar, por në një finale evropiane nuk e prisja.

Vetëm shikoni gojën e Ibanez dhe kuptoni gjithçka, shihni Lamela që ka gjuajtur një penallti dhe duhet të ishte përjashtuar; Mjafton të shihni se skuadra që luajti më mirë në pjesën e parë është ajo që ka përfunduar me tre kartonë të verdhë. Pellegrini bie dhe është i verdhë, Ocampos simulon dhe nuk ka karton të verdhë”.

Mbrëmjen e djeshme Sevilla fitoi Ligën e Evropës në penallti pasi loja e rregullt dhe shtesa që shkuan deri në 120 minuta përfundoi me rezultatin 1-1.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *