Motomjeti përplaset me makinën, plagosen dy të rinj

Një aksident ka ndodhur në qendër të Ksamilit, ku 2 të rinj me motor janë përplasur me një automjet.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre ka humbur ndjenjat dhe qytetarë të rastësishëm që janë ndodhur pranë vendngjarjes kanë njoftuar ambulancën.

Sipas qytetarëve, pavarësisht se Qendra Shëndetësore ndodhet vetëm pak metra larg vendngjarjes, ambulanca ka vonuar shumë.
Të rinjtë janë transportuar drejt spitalit në Sarandë, ndërsa ende nuk ka informacione për gjendjen e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *