Moti plot surpriza për nesër/Temperatura të larta dhe reshje shiu

Dita e premte do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit, dhe përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 5°C deri në 19°C

zonat e ulëta 6°C deri në 21°C

zonat bregdetare 9°C deri në 20°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *