Moti plot surpriza/ Pas ditëve me shi, nga sot rriten temperaturat

Vendi ynë sot do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm. Pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *