Moti për sot/ Diell dhe temperatura deri në 29 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zonat malore do të ketë edhe intervale të shkurtra me reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *