Moti ‘me kapriço’/ Nga shi në diell, ja parashikimi për fundjavën

Moti për ditën e shtunë e të dielë pritet të jetë i paqëndrueshëm.

Në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura ku herë pas herë do të pasohen dhe nga reshjet e shiut.  Të shtunën pritet shi në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim.  Ndërsa ditën  e dielë moti do të marrë kthesë, ku në vend do të mbizotërojnë orët me diell.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje dhe valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *