Moti i keq/ Rreth 1500 abonentë të OSHEE pa energji elektrike në Kavajë dhe Rrogozhinë, ja shkaku

Rreth 1500 abonentë të OSHEE kanë mbetur pa energji elektrike prej dy orësh në Bashkinë Rrogozhinë dhe Kavajë, si pasojë e motit me erëra të forta dhe reshje të cilat kanë përfshirë zonën bregdetare buzë detit Adriatik.

Nga të dhënat rezulton se shkak është bërë një defekt në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e amortizimit të linjës dhe mungesës prej të paktën 50 vite të investimeve.

Disa nga fshatrat pa energji janë njësia Kryevidh, fshatrat Greth i Mesëm, Spille, Plazhi i Gjeneralit dhe dhjetëra të tjerë, për të cilët vijon të jetë një situatë e përsëritur sa herë ka reshje dhe erëra të forta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *