Moti i keq në vend, lumi Ishëm del nga shtrati

Përkeqësimi i motit ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Reshjet në mëngjesin e sotëm kanë pushuar, nëse rifillojnë situata do vijojë të mbetet problematike.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *