Moti i keq/ Kapiteneria: Të evitohet lundrimi jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq me reshje dhe erë të fortë ka qenë prezent në disa zona të vendit prej 2 ditësh. Për këtë arsye kërkohet që mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë të bëjnë kujdes të shtuar.

Nga kapitaneria konfirmohet se nuk ka pezullim për lundrim brenda gjirit të Vlorë, por situata paraqitet problematike jashtë gjirit të Vlorës, për mjetet e vogla dhe anijeve të peshkimit. Prandaj, këtyre të fundit u është kërkuar kujdes dhe që të evitohet lundrimi jashtë Gjirit të Vlorës.

Ndërkohë konfirmohet se nuk do të ketë udhëtim me traget drejt Italisë për shkak se sipas grafikut të parashikuar dita e sotme është pushim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *