Moti i keq dhe problematikat nga reshjet e dendura, AHC thirrje shoferëve

Pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut në të gjithë vendin, por kryesisht në veri, kompania Albanian Highway Concession bën me dije se në autostradën Milot – Morinë, situata paraqitet normale dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve.

Sipas AHC, duke u nisur nga situata aktuale dhe parashikimet për ditët në vazhdim, kompania ka marrë të gjitha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

“AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”:

?Kërkojme nga përdoruesit e automjeteve të ecin me shpejtësi të reduktuar

?Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe të kenë kujdes të shtuar për tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.

?Të lëvizin me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *