Moska synon të destabilizojë Ballkanin/ Armatoset Shqipëria, porosit raketa antitank “Javelin”

Tentativat e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin, ka bërë që Shqipëria të marrë masa për të siguruar integritetin territorial dhe mos cenimin e rendit publik të saj nga aktorë të huaj.

Mësohet se shumë shpejt Shqipëria do të pajiset me raketat Javelin. Kjo e fundit është një armë e fuqishme, e cila po bën diferencën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe po shkatërron makinerinë ushtarake ruse. Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania që i prodhon ato, sipas një shkrimi të botuar në Reuters. Në shkrim thuhet se një sipërmarrje e përbashkët midis kompanive Lockheed Martin Corp dhe Raytheon Technologies Corp (RTX.N) ka marrë dy kontrata me vlerë 309 milionë dollarë nga ushtria amerikane për raketat e saj Javelin. Raketat Javelin prodhohen bashkërisht nga njësia raketore Lockheed dhe Raytheon (RTX.N). Kompania ka bërë me dije se kontratat përfshijnë më shumë se 1,300 raketa Javelin, ku ndër të tjera kërkuese është edhe Shqipëria.

“Janë të financuara nga Akti i fundit i Ndarjeve Suplementare të Ukrainës dhe porosi për disa klientë ndërkombëtarë, duke përfshirë Norvegjinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Tajlandën”, thuhet në shkrim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *