Mori sot detyrën si drejtor në Policinë e Shteti, Rrumbullaku: Lufta  ndaj pastrimit të parave do ketë një vëmendje të veçantë

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka marrë detyrën këtë të enjte.

Gjatë ceremonisë, Rrumbullaku tha se do të hiqen uniformat blu nga rruga, pasi sipas tij punonjësit duhet të ndihen komod në organizatë.

Sakaq shtoi se lufta ndaj pastrimit të parave do të ketë një vëmendje të veçantë.

“Policia e re ka nevojë për një frymë të re, që e sjell gjenerata e re e Policisë së Shtetit. Policia mbart kapacitete njerëzore dhe intelektuale, mjafton që këta të ruhen e të promovohen në bazë të mertitokracisë. Çdo punonjës duhet të jetë komod, për këtë kemi për të zhbërë çdo pabarazi. Menaxhimi i burimeve njerëzore do të jetë kryefjala, në zbatim të ligjit. Nuk ka vend për persona pa integritet. Personeli do të edukohet në mënyrë të vazhdueshme. Reformë e fortë ligjore, funksionale e strukturore në të gjithë nivelin e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve potenciale njerëzore, tendencave drejt kriminaliteti, riorganizime për të rritur evidencën investigative dhe për të goditur kriminalitetin. Analizë e mos arritjes së detyrës, abuzimin me detyrën, rivlerësim i kontributit dhe aftësive profesionale, ngritjen e strukturave të posaçme për krimin kibernetik. Lufta e krimit ekonomik dhe pastrimit të parave do të zërë një rëndësi të veçantë. Riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në komunitetet ndaj rrethanave të dukshme. Rritja e prezencës pa uniformë në komunitet, për evidentim dhe kontroll. Përdorimi i teknologjisë jo vetëm për monitorimin e zonave urbane por edhe jo urbane. Analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës”, tha Rrumbullaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *