Mjeku jep alarmin: Mosha shumë të reja kanë shfaqur probleme me zemrën pas vaksinës ndaj Covid

“Pandemia mori fund. Ne ende kemi problem me Covid-in. Kemi ende shumë punë për të bërë. Por pandemia përfundoi”.

Këto ishin fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden, në një intervistë dhënë për CBS, një deklaratë që duket se ekspertët e shëndetit publik i gjeti të papërgatitur, pasi sipas tyre, jemi ende në pandemi dhe këtë e tregojnë shifrat.

Për këtë çështje drejtori i Departamentit të Kardiologjisë në Bronx të Nju-Jorkut. Ai u shpreh se pandemia është politizuar që prej fillimit të pandemisë.

“Kjo është një çështje që nuk e njeh as Biden. Covid ka dhe do të ketë. Ai nuk mund të largohet me masat që kemi deri tani, të cilat nuk janë efikase. Për fat të mirë, virulenca e virusit ka rënë ndjeshëm gjatë kësaj kohe dhe prandaj po shohim rënie të rasteve. Por nuk mund ta shohim se pandemia ka mbaruar, por ka rënë virulenca”, u shpreh mjeku.

Më tej, ai foli për vaksinat ndaj koronavirusit ku ngriti alarmin se, mosha shumë të reja kanë shfaqur probleme të zemrës pasi kanë marrë vaksinën.

“Kemi pasur raste të pacientëve që kanë ardhur me pasoja në zemër, si miokardi, nga Covid-i, por kemi edhe nga ata që vijnë pas vaksinimit, sidomos personat e rinj. Kjo është diçka që po e mësojmë. Ne dimë të trajtojmë miokardin, por miokardi nga Covid-i nuk kemi pasur raste vite më parë. Bëhet fjalë për mosha shumë të reja, tek të 20-tat. Kjo është jo e këndshme kur një pacient në këtë moshë do të kishte shanse shumë të vogla të vdiste nga Covid, ndërsa tani merr një vaksinë që merr një sëmundje të zemrës që mund t’i shkaktojë pasoja fatale. Kjo është shumë shqetësuese”, u shpreh mjeku shqiptar që punon në SHBA./a2cnn

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *