Ministrja Krifca takohet me ambasadoren e BE-së: Bujqësia shtyllë kryesore e ekonomisë, mbështetet nga programi IPA

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann është takuar këtë të hënë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.

Përmes në postim në ‘Tëitter, Homann shkruan se BE do e mbështesë bujqësinë në mënyrë që të përafrohet me standardët e BE-së, nëpërmjet programeve IPARD dhe IPA.

“Një takim i mirë me ministren Frida Krifca. Bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin dhe përafrimin e saj me standardet e BE-së përmes programeve IPARD dhe IPA. Kjo është thelbësore për procesin e integrimit në BE dhe eksportet drejt vendeve”, shkruan ajo.

Programi IPA III pritet të ndihmojë vendin tonë në procesin e zgjerimit, si dhe do të ofrojë rreth 600 milion euro mbështetje për vendin për të rimëkëmbur bujqësinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *