Ministri Manja prezanton ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve: Nuk do të lejohet…

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa ndryshime në ligjin për Policinë e Burgjeve. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është plotësimi i shumë vakancave që janë në sistem. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar të gjitha ndryshimet.

“Sot kaluam disa ndryshime në ligjin për policinë e burgjeve. Ne u japim zgjidhje disa problematike, si vakancave. Kemi një numër shumë të madh vakancash.  Heqim kufirin e moshës deri në 35-vjeç për tu bërë pjesë e policisë së burgjeve. Vendosja e kufizimeve moshore në ligj është edhe diskriminues.

Gjithashtu hapim një dritare për pranim në policinë e burgjeve të të larguarave, apo edhe q ëvijnë nga struktura të tjera ushtarake apo policore që plotësojnë kushtet.

Kemi rregulluar edhe sistemin e gradave, të ulëta dhe të mesme. Do të vendosim një sistem karriere në Policinë e Burgjeve.

Ndryshimi i fundit ka të bëjë me përdorimin dhe llojin e armëve. Punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk do t’i lejohet përdorimi jashtë orarit të punës si dhe rregullat për përdorimin e armëve neuro neutralizuese”, tha ministri Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *