Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Ja pse nuk do i vaksinojmë mësuesit tanë në Shqipëri

Procesi i vaksinimit të mësuesve të Kosovës në Shqipëri është shtyrë. Kjo për shkak se Kosova nuk do vaksinat kineze, pasi ua ndalon ligji që të importojmë produkte të pa certifikuar nga EMA (Agjensia e Barnave Europiane). Lajmi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia. Në konferencën për mediat, së krah të kryeministrit të Kosovës, Vitia tha se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer janë harxhuar, e për pasojë procesi i mësuesve do të shtyhet deri në marrjen e dozave të tjera të vaksinave.

“Dozat e vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me Sinovac, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën”, ka thënë sot Vitia.

Vaksinimi i mësuesve të Kosovës në Shqipëri ka qenë një kërkesë që Kurti ia bëri vetë Ramës, teksa ky i fundit zbuloi edhe mesazhin e dërguar.

“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh Albin Kurti duke më falënderuar që meqë ata morën vaksina dhe do vaksinojnë  mjekët, sot dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë patjetër. Ne do i japim ato që duhen që të vaksinohen mësuesit e Kosovës, sigurisht. Si bëhen këto me llafe? Me dëngla? Duke fjetur gjumë? Ndërkohe që ne jemi në mes të kësaj finaleje dhe e shikojmë dritën e atje,”  tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *